Çështja Xibraka/ Pas pezullimit të hetimeve, Gazment Bardhi i drejtohet SPAK me kërkesë për informacion

Jan 14, 2025 | 15:24

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar Prokurorisë së Posaçm (SPAK) me një kërkesë për informacion, pas pezullimit të hetimeve lidhur me çështjen Xibraka.

bardhi kuvend

Në kërkesën e tij, Bardhi shprehet se “përfundimi i hetimeve për një procedim penal siç deklarohet në njoftimin për media të prokurorit dhe arritja e konkluzionit përfundimtar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitet kriminal, nënkupton që nga ana e prokurorit të çështjes është nisur një procedim penal ndaj këtij shtetasi dhe për mungesë provash ai nuk rezulton i përfshirë në aktivitet të paligjshëm, dhe është vendosur “pushimi i hetimeve””.

Bardhi i ka kërkuar SPAK një kopje të vendimit të prokurorit për përfundimin e hetimeve dhe pushimin e procedimit penal me nr. 88 të vitit 2024.

Në përfundim të kërkesës për informacion, Gazment Bardhi thekson se “përfundimi i hetimeve nënkupton që informacioni i mbledhur dhe provat për arritjen e konkluzioneve nuk mbrohen më nga sekreti hetimor dhe për këtë shkak, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të përcjell informacionin si më sipër lidhur me provat e mbledhura, veprimet hetimore të kryera, me qëllim arritjen e këtij konkluzioni. Sipas ligjit, vendimi i pushimit apo pezullimit të një procedimi, i vihet në dispozicion personave të interesuar, të cilët gëzojnë të drejtën të kërkojnë kontroll gjyqësor mbi punën e prokurorit.”

KËRKESA

1

2

3

© Panorama.al

Te lidhura