Në “Stamford Bridge” kampionët e Anglisë dhe ata që pritet të kurorëzohen të tillë, në fund të sezonit do të përplasen në aktin e parë të derbit britanik. Për skuadrën e Ançelotit kujtimi i hidhur i finales së 2008-s është ende i freskët, dhe do të kërkojnë hakmarrjen. Ndërkohë që në anën tjetër, Ferguson vjen me një skuadër që kërkon të përsërisë “tripletën” e 1999-s, kur “djajtë e kuq” fituan gjithçka. Eliminimi nga Mançesteri do të rrezikonte seriozisht stolin e Ançelotit, që ka shansin e fundit për të fituar të paktën një trofe dhe për të shpëtuar sezonin e bluve.











