Rrjetet sociale shpesh rikthejnë deklarata, këngë, filma emisione të vjetra në vëmendje duke i kthyer në trende. Për shembull, kënga e Noizyt ‘Nuk të përzura’ e publikuar mbi një dekadë më parë është kudo në TikTok dhe përdoruesit kanë krijuar mijëra video me të.

Mirëpo, rrjetet sociale kanë fuqinë të rikthejnë edhe deklarata aspak të bukura dhe shumë shqetësuese që për një arsye apo tjetër nuk kanë marrë vëmendjen e duhur dikur. Kështu ka ndodhur së fundmi me Butrint Imerin. Kemi vënë re se në TikTok disa përdorues risollën deklaratën e tij të para dy viteve ku këngëtari tregoi një histori qesharake, sipas tij, por që në thelb kishte të bënte me një përdhunim dhe ngacmim seksual.
Duke u kthyer pas në janar të 2020, gjatë emisionit ‘Prive’ të moderuar nga Liberta Spahiu, Butrinti tregoi një histori që ai e cilësoi si “ekstrem funny”. Ai tregoi se kohë më parë kishte qenë në një festë me miqtë e tij në Shëngjin, ku një prej shokëve të Butrintit i kishte hyrë në dhomë një vajzë dhe ishte hequr si këngëtari në mënyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me vajzën. Pa dashje, Butrinti rrëfeu një ngjarje që kishte të bënte me cënimin e privatësisë dhe me një tentativë për përdhunim përmes mashtrimit. Historia e tij asokohe përveç Libertës u dëgjuar edhe nga Ylli Limani, Shkurte Gashi dhe Fifi që ishin po ashtu të ftuar dhe nuk bën asnjë reagim përveçse qeshën.
Vlen të theksohet se Butrinti nuk ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dikë përmes mashtrimit, por ka lejuar shokun e tij të shtirej si ai dhe më pas si një figurë publike trajtoi si ‘gallatë’ këtë histori në ekran. Historia asokohe u duk se nuk mori vëmendjen e duhur ndonëse disa media online e trajtuan menjëherë me shqetësim deklaratën e tij.

Për tu rikthyer sërish në 2022, duket se historia e Butrintit po merr vëmendjen e duhur pikërisht tani. Moderatorja Liberta Spahiu shkroi në një status në Twitter: “Pse e lejon veten të të thojë dikush diçka që nuk e meriton?” Duke marrë shkas edhe nga videoja që po rikthehet në trend në TikTok, shumë përdorues të këtij rrjeti social kanë shpërthyer ndaj saj duke e akuzuar se i ka dhënë hapësirë Butrintit të rrëfejë një histori përdhunimi.

“As përdhunuesit nuk e meritojnë platformën, por ti ua jep”– shkruan dikush. Një tjetër shpehet: “A thua e ka merituar ajo vajza çfarë i ka bërë Butrinti me shok?” Një tjetër person shkruan: “Pse e lejon veten të prmovosh ‘tentim përdhunuesit’?”

Teksa nga moderatorja ka vetëm heshtje siç ka ndodhur gjatë gjithë këtyre viteve, kur nuk ka patur asnjë reagim as prej saj, në Twitter ka nisur një fushatë kundër Butrintit, me hashtagun #CancelButrintImeri (Anuloni Butrint Imerin), ku përdoruesit kërkojnë që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën e tij për shkak të historisë së treguar dhe jo vetëm. Në vetëm dy ditë që kur një përdorues e nisi këtë trend janë me dhjetra statuset me këtë hashtag.
E teksa historia është rikthyer në vemdndje, nga Butrinti nuk ka ende asnjë regim. Teksa të gjithë kanë pritur një kërkim falje nga ana e tij gjatë këtyre viteve, diçka e tij nuk ka ardhur. Këngëtari ka tentuar të kalojë në heshtje deklaratën e tij pa asnjë sqarim. Mbetet për tu parë nëse pas dy vitesh, tashmë Butrinti do flasë.
Ja disa nga statuset e përdoruesve të ndryshëm në Twitter:












