Canaj: Arbitri na dënoi, ishte skandaloz

Apr 25, 2011 | 11:53

Ashtu sikurse presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj, edhe trajneri i ballshiotëve, Agim Canaj, ka qenë në të njëjtin linjë. Sipas tij, arbitri Alla dhe asistenti i tij Rexha u bënë faktorë, sepse dhanë një gol të paqenë. “Në një ndeshje kaq serioze, arbitrime të tilla e bëjnë të vështirë administrimin e avantazhit. Ne sot (dje) na la në luftën e mbijetesës Laver Alla dhe anësori Denis Rexha, i cili dha një gol shumë të dyshimtë. Unë jam dinamovit dhe më vjen keq, por në një ndeshje futbolli, brenda në Tiranë, është e kotë të mendosh që do të të ndihmojë një arbitër”, – ka theksuar Canaj.

© Panorama.al

Te lidhura