Bylisi i Canajt luan sfidën e mbijetesës

Apr 29, 2011 | 9:20

Bylisi, nën drejtimin e trajnerit Agim Canaj, u ka dhënë fund përgatitjeve dhe është gati për të pritur në shtëpi Laçin. Për ballshiotët, kjo përballje vlerësohet si e vështirë, pasi nga rezultati i saj varet jo pak, por mbijetesa në Kategorinë Superiore. “Normalisht, – tha tekniku Canaj – të gjitha ndeshjet e mbetura janë të vështira. Për ne, do të jetë si një finale, pasi alternativa jonë e vetme është marrja e tri pikëve. Në prag të kësaj sfide, gjendja e skuadrës është krejtësisht normale. Lojtarët janë të karikuar për të dhënë më të mirën, dhe kanë besim të plotë se do ta kalojnë me sukses këtë sfidë, sa të vështirë, aq edhe me përgjegjësi për ne. Fitorja do të kishte vlerë dyfish për ne, pasi do të hidhnim një hap më të sigurt drejt mbijetesës”.

© Panorama.al

Te lidhura