Bursa për studime afatshkurtra dhe 1-vjeçare në Itali. Ambasada Italiane në Tiranë bën me dije të gjitha procedurat që duhet të ndjekin kandidatët, si dhe afatet e aplikimit.Procedura e regjistrimit në konkurrimin për bursa studimi është tërësisht e informatizuar. Në fakt, kandidati duhet të plotësojë formularin interaktiv në faqen e internetit http://borseonline.esteri.it/borseonline/it/index.asp të Ministrisë së Jashtme italiane, duke iu drejtuar nëse është e nevojshme ndihmës së Institutit Italian të Kulturës. “Afati i fundit kohor i dorëzimit telematik të formularit on line është 2 maji 2011. Formulari on line duhet të plotësohet me “upload digjital” të pasaportës (mjafton faqja ku janë të dhënat anagrafe dhe fotografia e titullarit, si dhe data e skadencës së pasaportës.”,thuhet në deklaratën e Ambasadës Italiane. Sipas saj, në total për vitin akademik 2011-2012, bursa studim ofrohen për 111 muaj në total (620€ ne muaj) për t’u përdorur pranë institucioneve universitare dhe shkencore për të kryer një sërë aktivitetesh”. Në këto bursa përfshihen kërkime, kurse universitare dhe pasuniversitare (Doktoratura, Master dhe Specializime- me përjashtim të lëndëve mjekësore), kurse te ndryshme (pranë Akademive, Konservatoreve, Shkollave Kombëtare të Kinematografisë) me kohëzgjatje prej 3, 6, 9, profesorë ose 12 muaj, si dhe kurse te gjuhës dhe te kulturës italiane për profesorët e italishtes me kohëzgjatje 1, 2 ose 3 mujore.”, bën me dije Ambasada Italiane. Periudha e përdorimit të bursës është e kufizuar nga zgjatja e vitit akademik 2011/2012, domethënë nga 1 tetori 2011 deri me 30 shtator 2012. Për kurset e Doktoraturës dhe ose/ të Masterit është e lejueshme zgjatja deri me 31 mars 2013. Por, likuidimi i bursës do të fillojë, duke nisur nga 1 janari 2012. Ata të cilët paraqesin kërkesë për bursë studimi, do të përzgjidhen nga një komision i posaçëm i emëruar nga ambasadori i Italisë në Tiranë dhe në të cilin do të bëjnë pjesë si zakonisht, një funksionar i Ministrisë së Arsimit dhe të Shkences së Republikës së Shqipërisë.Ky komision do të shpallë renditjen e kandidatëve, duke treguar ata të cilët do të përfitojnë bursën e studimit të kërkuar, plus një numër të arsyeshëm të kandidatëve rezervë. Kandidatët të cilët do të shpallen fitues, duhet të vërtetojnë se plotësojnë kushtet e nevojshme për dhënien e bursës së studimit, mosplotësimi i kushteve sjell dhe humbjen e bursës, e cila më pas do t’i jepet njërit prej kandidatëve rezerve. “Ata të cilët paraqesin kërkesë për bursë studimi, do të përzgjidhen nga një komision i posaçëm, i emëruar nga ambasadori i Italisë në Tiranë dhe në te cilin do te bëjnë pjesë si zakonisht, një funksionar i Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës së Republikës së Shqipërisë. Ky komision do të shpallë renditjen e kandidatëve, duke treguar ata të cilët do të përfitojnë bursën e studimit të kërkuar, plus një numër të arsyeshëm të kandidatëve rezervë. Kandidatët të cilët do të shpallen fitues duhet të vërtetojnë se plotësojnë kushtet e nevojshme për dhënien e bursës së studimit, mosplotësimi i kushteve sjell dhe humbjen e bursës, e cila më pas do t’i jepet njërit prej kandidatëve rezervë.
Titujt e studimit
Kandidatet të cilët do të rezultojnë fitues, duhet të vërtetojnë se kanë titullin e studimit të kërkuar për regjistrimin pranë institucionit të përzgjedhur. Në lidhje me këtë, përcaktohet që të gjithë titujt e studimit duhet të kenë përkthimin në gjuhën italiane të legalizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë ose nga Konsullatat Italiane në Vlorë dhe Shkodër, si dhe deklaratën e vlefshmërisë në Shqipëri dhe kjo e lëshuar nga Ambasada Italiane në Tiranë ose nga Konsullata Italiane në Vlorë dhe Shkodër.
Dokumentet e aplikimit
Formularin e pyetësorit, të firmosur në çdo pjesë të tij, me një foto-format pasaporte (mjafton që formulari i plotësuar online të shtypet, pastaj të firmoset duke vendosur foton)
Curriculum të studimeve (jo më shumë se 4 faqe) dhe tituj shkencorë përkatës;
Për të punësuarit publik, letër e superiorit (shefi i katedrës ose i departamentit, Drejtori i Entit etj.) me motivimin e kërkesës për bursë.
Certifikatë (e njohur legalisht nga shteti italian) që vërteton njohjen e gjuhës italiane. Paraqitja e kësaj certifikate është fakultative, por do të përbëjë titull preferencialë në seleksionimin e kandidatëve;
Letra e prezantimit të kandidatit nga ana e profesorit referues.
Shënim: Për kandidatët në kurse universitare të nivelit të 1-rë, duhet letra e prezantimit ose nga ana e
Drejtorit të shkollës së mesme që ka ndjekur kandidati ose nga profesori i tij kryesor (për seksionin dygjuhësh të shkollave të Tiranës, Korçës dhe Shkodrës, është e pranueshme edhe letra e kordinatorit italian); për kandidatet në kurset universitare të nivelit të 2-të, Master dhe Doktoratura, duhet një letër prezantimi prej të paktën njerit prej autoriteteve akademike shqiptare, mjafton të jetë Rektori ose drejtori i Departamentit ose Dekani.
Në të dyja rastet, letra duhet të plotësohet në letër me emrin e shkollës, së universitetit ose të departamentit të cilit i përket dhe e pajisur me vulën përkatëse, e firmosur me emër mbiemër (nuk pranohen as sigla, as firma përmes prokurave); vendosi emrin, mbiemrin dhe adresën e atij që firmos për të bërë të mundur një kontroll, në rast dyshimi mbi vërtetësinë e prezantimit.
ZIRINA LLAMBRO
© Panorama.al











