TIRANË- Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj ka garantuar paanshmëri, zbatim korrekt të ligjit dhe garanci të rendit para dhe pas zgjedhjeve. Gjatë një takimi me në një takim me krerët e drejtorive të policisë në rrethe Burgaj theksoi se 8700 policë janë trajnuar për zgjedhjet vendore dhe është përgatitur edhe një libër xhepi me të dhëna të vlefshme për policët.
Duke e cilësuar të drejtën e votës të shenjtë, Burgaj deklaroi se “ligji na angazhon në detyrën fisnike të ruajtjes së kësaj të drejte”.
Nga ana e tij, zëvendësministri i Brendshëm, i pranishëm në takim ka kujtuar punën e lavdërueshme të policisë në zgjedhjet e shkuara, të certifikuar edhe në raportet ndërkombëtare dhe ka bërë apel që të vazhdohet me të njëjtën përgjegjshmëri.
“Policia nuk është partiake, por zbaton vetëm ligjin. Efektivët kanë filluar trajnimin, janë në përfundim të tij për mbarëvajtjen e procesit. Duhet kuptuar që askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin”- tha ai, duke kërkuar angazhim edhe në punën e përditshme dhe jo vetëm përqendrim te fushata.
© Panorama.al











