“Bundra luan edhe me Taon”- Sali Berisha lexon mesazhet në Kuvend: ‘Nuk do t’i bëj nder Ballës, letrat i ka në rregull…’

Feb 27, 2025 | 11:08

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në sallën e Kuvendit lexoi disa mesazhe, që sipas tij në dosjen “Toyota Yaris” përmendet emri i Taulant Ballës.

Berisha tha se “bundra” luan me “Taon” në këto përgjime, duke akuzuar politikanët e qeverisë për korrupsion.

Berisha tha se bandat kriminale kanë dalë dëshmitarë për Ramën, duke përdorur Ballën.

Pjese nga mesazhet qe lexoi Berisha

Sic e shihni këta kanë marrë fund. Njeri thotë se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, tjetri flet në emër të PS, jeni katandisur aty ku e meritoni. Meqë ky tha nuk quhen Tao, por krenar do tu lexoj disa reshtja prej tij.

Daupaj: Nuk do ti bëj nder Ballës

Radvan Çela: Këto ditë po më pyet do të jetë prapë Balla, apo do të jesh ti?!

Vladi (është ai që i prishte 5 mln euro në Durrës):  ok se flas unë, por të na tregojë mënyrën si do ta mbyllë.

Radvan Çela: Nga Tao Tao dhe thotë se i ka në rregull letrat, se bundrra luan edhe me Taon.

Se kush është ajo…ja dredh edhe Taos.

Jo thotë, bundrra do tja marrë. E ke gabim, kësaj radhe do t’ia marrë. I dola  borxhit Taos.

Ça jeni kështu?

Dakord tha, do ta pengoj unë. I dola borxhit.

© Panorama.al

Te lidhura