Bufon, Juves: Mos humbim dinjitetin

Apr 26, 2011 | 11:31

“Tani kemi vetëm një objektiv: nuk duhet të humbasim dinjitetin”. Xhixhi Bufon nuk përdor asnjë fjalë të ndërmjetme për të përshkruar momentin që po kalon Juventusi, pas barazimit me Katanian: “Nuk duhet të lëmë më asnjë pikë pas. Duhet të luftojmë deri në fund, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të shpëtojmë dinjitetin tonë”. Portieri i bardhezinjve i ka dalë gjithashtu në mbrojtje Xhixhi del Nerit: “Është i zoti. Më vjen keq që gjithmonë janë trajnerët ata që e paguajnë. Ajo që duhet të bëjmë ne, është të fitojmë ndaj Lacios, që të tentojmë t’i japim fund në mënyrën më të mirë të mundshme një sezoni të dështuar dhe për të bindur shoqërinë se trajneri është i zoti”, ka nënvizuar Bufon.

© Panorama.al

Te lidhura