TIRANE- Deputeti i PS-së, Erjon Braçe e ka quajtur jo serioze deklaraten e ILKP-se per pasurine e Lulzim Bashes, ndersa i ka kerkuar ketij te fundit te dorezoje 6 pasaportat që sipas tij disponon.
Reagimi i Braces vjen nje dite pas deklarates se Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurise, qe vlereson shume korrekt deklaraten e pasurise se Bashes
“Ne e konsiderojmë faj, mungesën e veprimit ligjor nga ILDKP për deklarimin e rremë të ministrit Basha lidhur me shitjen e një prej shtëpive të tij të shumta, të shumpërfolurës shtëpi në Hollandë, shlyerjen e kredisë në shumën prej 199 726 euro me para që nuk ekzistonin ligjërisht në kohën e deklaruar të shlyerjes së saj”, tha Braçe.
Ai ka kujtuar se PS-ja i ka kërkuar kandidatit demokrat per bashkine e Tiranes një rrëfim të ndershëm, nderkohe qe ai ” nuk ka dhënë përgjigje për pasurinë dhe identitetin e tij të shumfishtë”.
© Panorama.al











