‘Bollano’, Dule: Për Himarën vendos sovrani

Apr 6, 2011 | 15:05

GJIROKASTER- Kreu i PBDNJ-se ka deklaruar nga Gjirokastra se per kandidatin e saj ne Himare mund te vendose vetem sovrani, duke theksuar se fatin e tij nuk mund ta vendose asnje force politike, pervec zgjedhesve. Gjate nje konference per mediat ne kete qytet, Dule i cilesoi shume te rendesishme keto zgjedhje, ne te cilat sikunder eshte shprehur “PBDNJ dhe koalicioni i majtë “Aleanca për të ardhmen”, kandidojnë me një synim, për t’i fituar”.

Sipas Dules, krahas zgjedhjeve të krerëve të rinj të bashkive dhe komunave, për PBDNJ këto zgjedhje duhet të jenë një mesazh i fuqishëm për ndryshimin që duhet të vije dhe në skenën qëndrore politike.

Ai ka nenvizuar se vendi ka nevojë për shtetin e së drejtës dhe per kete Dule ka kerkuar angazhimin e te gjitha forcave politike qe te garantojne nje proces te drejte e fushate qytetare.

 

© Panorama.al

Te lidhura