Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, komentoi dje mbi akuzat seksuale (marrëdhënie me prostituta minorene) e ngritura kundër tij, duke i quajtur ato si qesharake. Komentet e Kryeministrit italian u bënë pasi u paraqit në gjykatë për këtë çështje, duke shfrytëzuar situatën për të kundërsulmuar prokurorët. Sipas tij, ata po komplotojnë kundër interesave të Italisë. Silvio Berluskoni ka lënë dhjetëra procese gjyqësore të hapura. Më i fundit është ai i marrëdhënieve me një minorene marokene, e cila ka marrë pjesë të festat e tij “bunga-bunga” dhe akuza tjetër është shfrytëzim posti (për ta nxjerrë atë nga burgu). Ai tha se i ka ardhur keq për historinë e dhimbshme të Ruby-t dhe i ka dhënë asaj para pa asgjë në këmbim. Qindra mbështetës të Kryeministrit italian dolën dje në formë proteste para gjykatës, duke tundur slogane pro Berluskonit edhe kundër prokurorisë.











