TEPELENE- Kryeministri Sali Berisha ka premtuar shnderrimin e Tepelenes ne nje qender zhvillimi, prodhuese dhe turistike. Gjate prezantimit te kandidatit te “Aleances për qytetarin” për bashkinë e këtij qyteti, Sevo Mici, kreu i qeverise ka kerkuar voten e banoreve per te ndihmuar zhvillimin e metejshme te qytetit, kohe me pare i lene ne harrese.
Ai premtoi se qeveria nuk do të ndalet në luftën kundër varfërisë, kunder papunesise, rritjes ekonimike dhe ne vazhdimin e investimeve qe synojne shume shpejt transformimin e Tepelenës.
“Në 4 vitet që vijnë do ndërtojmë infrastrukturën më moderne, që Tepelena të jetë turistike, piktoreske, prodhuese, kjo do jetë motoja jonë për 4 vitet që vijnë. Do bëjmë gjithcka të shfrytëzojmë pasuritë e Vjosës dhe të rrethit tuaj. Të mbjellim ullinj, sa më shumë arrore sepse kryevepra jonë e madhe është të shndërrojmë Shqipërinë në kopshtin më të madh frutor në Ballkan”- tha Berisha.
Sipas tij, vota per kandidatet e djathte eshte e vetmja zgjidhje per hallet dhe shqetesimet e qytetareve, pasi per “Aleancen per qytetarin” te paret jane qytetaret dhe projektet e zhvillimit do te shkojne aty ata jetojne.
© Panorama.al











