SHKODER- Dite historike e ka cilesuar kryeministri Sali Berisha, 2 prillin, nje dite simbol qe u kujton te gjitheve se Shkodra nuk e pranoi shtypjen e komunizmit.
Deklarata u be sot nga Shkodra, ku Berisha ishte i pranishem ne ceremonine e zhvilluar ne kujtim te 20-vjetorit te demonstratës antikomuniste të 2 prillit, ku mbeten te vrare 4 te rinj; Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka. Zyrtarë të pushtetit qendror, përfaqësues të pushtetit lokal, intelektualë dhe qytetarë kanë nderuar vepren e 4 deshmorev ete demokracise. Ata vendosën kurora me lule mbi memorialet e katër dëshmorëve.
“Shkodra nuk pranoi shtypjen e komunizmit. 2 prilli 1991, ditë historike. Jemi mbledhur të përkujtojmë ditën historike. Në 2 prill 1991, i thamë “jo” regjimit komunist. Sot nderojmë 4 dëshmorët e demokracisë” tha Berisha.











