TIRANE- Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, Berisha pershendeti fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan, duke e konsideruar atë një ndër segmentet më nevralgjike të sistemit tonë të transportit dhe i beri apel liderit te opozites te njoftojë shkrijen e grupit antinuel.
“Ftoj kryetarin e opozitës, zotin Rama që, si një akt përgjegjësie të lartë, të njoftojë shkrijen e grupit antitunel, sepse siç thotë populli, më mirë vonë se kurrë. Krijimi i atij grupi në parlament, bllokimi i parlamentit, përpjekja tmerrësisht për qëllime politike për të bllokuar projektin e tunelit gjykoj se ishte një akt i gabuar dhe kryekëput i paargumentuar”- tha Berisha.
Sipas tij, shkrirja e grupit do të ishte dëshmi e një korigjimi të një qëndrimi ose së paku, anëtarët e grupit të deklarojnë dorëheqjen nga grupi.
“Edhe kjo më bëhet e domosdoshme, sepse unë i kam ende në memorie protestat që ata organizonin kundër tunelit të Kalimashit. Uroj që të mos shkojnë në Ibë për ndonjë protestë. Megjithatë ftesa ime është miqësore, ata të veprojnë si të duan. Por unë besoj se është edhe në interesin e tyre që atë grup ta quajnë të paqenë.”- tha ai.
Kryeministri u shprehu falenderimet të gjithë institucioneve dhe punonjësve që kanë kontribuar për fillimin e realizimit të këtij projekti infratsrukturor ndër më të mëdhenjtë në vend, si Ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike, Ministrisë së Financave, Bankës Islamike të Zhvillimit, Fondit të Emiratve të Bashkuara Arabe, kompaninë ndërtuese “Aktor” etj..
© Panorama.al











