TIRANË- Kreu i qeverisë, Sali Berisha duke i bërë apel opozitës të votojë projektligjin për amnistinë, si një gjest bujarie dhe humaniteti për shqiptarët ka deklaruar se vota kundër është e urdhëruar nga lideri i PS-së, Rama për interesa të ngushta pushtetarësh socialistë.
“Lini mënjanë politikën, bëhuni socialë, mendoni për këto borxhe, për këta njerëz që janë në nevojë se ju i latë me paga dhe ndihma sociale mjerane”, tha Berisha, gjatë fjalës së tij në seancën plenare teksa diskutohej projektligji për amnistinë fiskale.
Berisha ka kërkuar që opozita të dëgjojë ish kryeministrin Majko, i cili kërkoi garanci se përpos ujit dhe dritave, gjatë kësaj kohe amnistia nuk pastron paratë, duke premtuar se një gjë e tillë s’ka për të ndodhur kurrë.
“Uroj që tërë grupi i PS të mbështesë Majkon dhe të reflektojë minimumin e dhimbjes njerëzore. Problemi tjetër i dashur dhe të dashur qytetarë më duhet të bëj me dije se kreu i PS, Edi Rama ka urdhëruar votimin kundër Amnistisë se këtë ja diktoi kupola që ai udhëheq. Pikërisht se u përjashtuan këtu nga kjo aminsiti krerët e SHPK në krye të partisë u krijua ky qëndrim armiqësor ndaj amnistisë. Kjo nuk do ndodhë ndonjëherë nuk do ndodhë në asnjë rast që të amnistohen 2 kategori parash, para duke përdorur politikë, do mbeti gjithmonë në vetmi, do mbesë në vetmi nqs ju mendoni se ne do amnistojmë këto para. Nuk amnistojmë para që vijnë nga krimi dhe droga, ato janë para të paamnistueshme”- theksoi prerë Berisha.
© Panorama.al











