LIBRAZHD- Kryeministri Sali Berisha ka premtuar shndërrim të Librazhdit në një nga rrethet më të zhvilluara të Shqipërisë. Gjatë prezantimit të Shefki Çota si kandidat i koalicionit “Aleancës për Qytetarin”, për kryetar të Bashkisë të këtij qyteti, Berisha siguroi se në katër vitet që vijnë me të, Librazhdi do të jetë tjetër.
“Ju garantoj se do të financojmë çdo projekt të këtij qyteti, çdo projekt të komunave të këtij rrethi, në mënyrë që së bashku t’i shndërrojmë në vlera për secilin prej jush pasuritë e mëdha të rrethit tuaj, rreth me pasuri të mëdha ujore, minerale, me potencial të vërtetë pemëtarie, rreth me njerëz të mrekullueshëm që frymëzojnë çdo njeri me shpirtin e tyre punëtor”, tha Berisha.
Berosha numëroi investimet që janë bërë në qeverisjen demokratike në Librazhd, duke kujtuar se janë investuar 10 herë më shumë se 8 vitet e qeverisjes socialiste, ndërkohë që në 4 vitet që vijnë qeveria do të investojë 10 herë më shume se 4 vitet që shkuan.
“Ne, alternativën tonë e kemi tërësisht të përqendruar tek ju, tek qytetari, tek interesat, hallet, dertet e tij, të familjes së tij, fqinjit, komunitetit të tij. Programi ynë do të ketë në epiqendër juve dhe vetëm juve”- tha Berisha.
Ai quajti të parët qytetarët, sepse me energjinë dhe entuziazmin do shndërrojnë vendin në vedn europian.
© Panorama.al











