TIRANË- Tolerancë zero ndaj dhunës në fushatë dhe cdo akti tjetër abuzimi që tensionon situatën në prag zgjedhjesh. Deklarata e kreut të qeverisë, Sali Berisha është bërë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, ku ai ka apeluar edhe njëherë për fushatë të qetë në funksion të synimit të madh për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Ata që tensionojnë situatën duhet ta dinë se veprojnë kundër interesave personale të të gjithë shqiptarëve. U bëj thirrje organeve të rendit të adaptojnë zero tolerancë ndaj cdo lloj abuzimi. Karakteri i zgjedhjeve përcaktohet nga zbatimi i ligjit zgjedhor”- tha Berisha.
Ai ka kërkuar angazhimin e plotë të policisë për marrjen e të gjitha masave për qëndrim të rreptë ligjor ndaj cdo shkelësi.
Duke iu referuar incidenteve dhe perplasjeve per flamujt e partive, kryeministri ka theksuar se flamujt jane flamuj te pluralizmit, pa te cilet vendi nuk do ishte ketu ku eshte.
“Për sa i përket përplasjes për flamujt unë kam këtë mesazh: Flamujt e spektrit politik janë të pluralizmit dhe ato këto shkëlqejnë vetëm kur rrinë në tërësinë e tyre sepse pa ata Shqipëria nuk do të ishte siç është. Ata janë flamuj të pluralizmit. Secili të votojë për flamurin e tij por secili duhet ketë parasysh që edhe flamuri tjetër duhet të respektohet” tha Berisha.
© Panorama.al











