TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha, i ka bere thirrje opozites t’i përmbahet me rigorozitet shmangies së çdo burimi financiar tjetër, në funksion të fushatës.
Duke folur ne mbledhjen e sotme te qeverise, Berisha i ka kujtuar opozites se ne keto zgjedhje forca qe drejton nuk hyn si maxhorance.
“Të mos harrojë se në këto zgjedhje shumicë nuk është mazhoranca qeverisëse, por opozita në qytetet e mëdha të vendit dhe ajo ka një rëndësi të dëshmojë një qendrim ndryshe për sa i përket përdorimit të burimeve të pushtetit në fushatën elektorale”- tha ai.
Berisha theksoi me tej se urdhri i dhene prej tij, vetem pak kohe me pare gjate nje mbledhjeje qeverie po zbatohet me rigorozitet nga administrata.
Kreu i qeverise ka garantuar qytetarët se mazhoranca do i përmbahet vendimit të shpallur dhe bazohet edhe në rekomandime të mëparshme të OSBE-ODIHR-it.
© Panorama.al











