Fushata,Berisha në Lushnjë:Jo tension e përplasje

Apr 13, 2011 | 12:13

LUSHNJE- Kryeministri Sali Berisha, duke prezantuar Albert Sanxhakun, që kandidon për kreun e bashkisë në siglën e koalicionit “Aleanca për qytetarin” ka apeluar per nje fushate te qete, pa tensione e pa perplasje.

“Ta shndërrojmë këtë muaj në muajin e debatit të madh, dialogut kontruktiv për të përparësuar të gjitha projektet që duhen për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Le të zhvillojmë një fushatë më të qytetëruar, fushatën e vlerave të vërteta” theksoi ai.

Berisha ka kujtuar se krahas fushates se maxhorances per qyetarin zhvillohet edhe ajo e ‘rrugës së vetme’, qe kreu i qeverise e ka quajtur fushata e rruges se shpifjeve dhe hakmarrjeve.

“Ajo fushate nuk ka asnjë të përbashkët me interesat tuaja dhe familjeve tuaja. Zoti Rama qytetarët kanë nevojë për projekte konkrete, ndaj këtë fushatë le ta shndërrojmë në fushatën e alternativave. Le t’i japim atyre të zgjedhin jo përmes fyerjeve të cilat janë dëshmi e dëshpërimit të thellë e një varfërie ekstreme në vizion, por edhe një mungesë respekti për qytetarët”, tha Berisha, duke deklaruar se 8 maji do te shenoje disfaten e radhes te Edi Rames.

Berisha duke bere nje pasqyre te investimeve ne Lushnje ka garantuar se qeveria do te mbeshtese maksimalisht Sanxhakun ne projektet per qytetin, ne te mire te Lushnjes dhe qytetareve te saj.

 

© Panorama.al

Te lidhura