Berisha: Më 8 maj më të bashkuar se kurrë

Apr 26, 2011 | 19:28

DIVJAKE- “Më 8 maj shqiptarët do të jenë më të bashkuar se kurrë në historinë e tyre.” Kështu u shpreh kryeministri Sali Berisha, ndërsa ishte në Divjakë për të prezantuar kandidatin e Aleancës për qytetarin”, Herakli Gorea. Kudo ku kam shkuar sot kam përjetuar fitoren tha kryeminsitri, ndërsa shtoi, se më 8 maj Tirana do të jetë blu, Divjaka dhe e gjithë Shqipëria. Kryeministri premtoi dyfishim të investimve në katër vitet e ardhshme per kete Bashki.

“Gjatë këtyre viteve kemi invstuar në ujësjellësa, kanalizime, shkolla, ferma, qeveria ka investuar në këtë Bashki rreth 60 mln dollarë. Janë ndërtuar dhe rindërtuar pothuajse të gjitha rrugët e kësaj Bashkie, katër vitet që vijnë, Divjaka do të ketë të asfaltuar çdo kilometër rrugë. Ju garantoj se katër vitet që vijnë, në Divjakë nga 500 ha ferma dhe dru fruturë  që kemi subvencionuar, në katër vitet e ardhshme do të subvencionojmë 2000 ha.”- tha Berisha.

Ai i ftoi qytetarët e Divjakës që më 8 maj të dalin në zgjedhje si qytetarë evropianë në mënyrë që secili të vendosë një tull të re në ndërtesën, në shtëpinë e demokracisë që ne ndërtojmë cdo ditë.

Duke iu drejtuar, kreut të PS-së, Edi Rama, Berisha tha se “rruga e vetmisë të çon në shtëpinë e së shkuarës, ti rri atje, ne do ecim drejt të ardhmes sonë”

© Panorama.al

Te lidhura