Berisha-administratës:Refuzoni presionet politike

Apr 29, 2011 | 13:51

TIRANË- Duke ritheksuar rëndësinë e madhe të këtyre zgjedhjeve, edhe në kuadër të integrimit të vendit, kreu i qeverisë i ka bërë apel administratës të refuzojë kategorikisht cdo lloj presioni politik që mund t’i imponohet.

Nga mbledhja e sotme e qeverisë, Berisha ka pranuar se ka raste sporadike, por ka theksuar se administrata është e lirë sikundër gjithë zgjedhësit të shprehë vullnetin e vet me anë të votës për kandidatin që preferojnë.

“Zgjedhjet janë provë e fuqishme, ndër më jetiket për funksionimin e shtetit ligjor, ndaj të gjitha institucionet të zbatojnë me korrektesë ligjin elektoral. U bëj thirrje punonjësve të administratës, që çdo akt, çdo përpjekje për tu imponuar atyre qëndrime të caktuara partiake, të refuzohen në mënyrë kategorike dhe i garantoj që secili prej tyre do të ketë mbështetjen time dhe të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Berisha.

Berisha ka bere me dije se ka informcione që tek-tuk raste te tilla kanë ekzistuar, qoftë nga administrata qendrore dhe është absolutisht çdo rast i papranueshëm. Ai i ka bere thirrje gjithe institucioneve:  asnjë lloj presioni mbi punonjësit e administratës, në raport me përkatësinë e tyre.

“Vullnetarisht, ata janë të lirë të ndjekin veprimtaritë politike që dëshirojnë, të japin vullnetarisht, kontributin, e përcaktuar sipas ligjeve, pa ansjë kufizim.”- tha kreu i qeverise.

© Panorama.al

Te lidhura