“Belinda Balluku ka rënë”- Albana Vokshi: AKSHI dhe dosja e zv.kryeministres, “Patatet e nxehta”! Deputetëve të opozitës nuk iu vu në dispozicion USB-ja e famshme

Dec 19, 2025 | 21:23

Deputetja demokrate Albana Vokshi ishte mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” teksa u shpreh mbi atë çka ndodhi ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në Kuvend, për të shqyrtuar imunitetin e Belinda Ballukut.

vokshi

Vokshi theksoi se deputetët e opozitës nuk u pajisën me USB e dosjes së Ballukut për ta shqyrtuar brenda një afati të shkurtër, sipas udhëzimit të SPAK.

Më tej ajo shton se dosja e Ballukut përmban mjaft korrupsion, ku prapa fshihet kryeministri Edi Rama.

Sakaq, thotë se Balluku është e rënë, por radha mesa duket po i vjen Ramës.

Albana Vokshi: Pas këtij akti ka kërcënuar dëshmitarë që mund ta bëjë çdo ditë që mund të jetë në detyrë. Sot deputetë opozitarë nuk kishin asnjë provë të siguruar. Nuk i është vënë në dispozicion ajo USB e famshme. Për çfarë do diskutonin kur nuk kishin provën në dorëzim. Pa media, sot ka qenë thjeshtë procedurë sot.

Është kërkuar që të jetë më media. 10 deputetë, kanë kërkuar të respektohet rregullorja të vijojë standardi i imuniteti i deputetëve të tjerë. Duke pasur parasysh që Rama po e mbron se është Rama pas çdo afere,. Ka dhënë urdhër të pengohet drejtësia. deputetët e mazhorancës kërkojnë 3-4 javë të lexojnë provat. Zoti Berisha e ka pasur vetëm disa orë në dispozicion. SPAK ka thënë nga 3 ditë deri në 5 maksimumi. Se prishen provat.

Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e kupton se Rama qëndron pas tunelit të Llogarasë. Po mundohet të mbrojë veten e tij. Dy patate te nxehta dosja AKSHI dhe Balluku. Të gjitha të çojnë te Edi Rama, te familjarët, ka elementë të krimit të organizuar, media të blera. Të dyja këto dosje simbolizojnë atë çka kjo qeverisje ka bërë.

Pas shumë orësh, zoti Peleshi e ka mbyllur mbledhjen pas asnjë njoftim pa njoftuar datën pasardhëse. Rama nuk e di se si ta bëjë. E sigurt që kjo e ka marrë rrugën. BB është e rënë. E kam thënë që Belinda Balluku, Veliaj, të gjithë rrotull kanë qenë pjesëmarrës, kontribut, në piramidën që ka ngritur Edi Rama, një narko shtet, media të kapura, krimi i organizuar. Secili prej tyre është palë, po bien të gjithë. Po bien gurët rreth e rrotull.

© Panorama.al

Te lidhura