“Do të më marrë shtëpinë ky bastard”- Flet nënë Rita nga Durrësi: Bashkë me Belinda Ballukun ka firmosur për të më nxjerrë jashtë! Nuk dorëzohem

Jun 14, 2026 | 19:24


Mijëra qytetarë u mblodhën këtë të dielë për ditën e 15-të të protestave kundër qeverisë Rama përpara Kryeministrisë.


Një prej protestuesve që foli ishte një e moshuar nga Durrësi, shtëpia e së cilës preket nga projekti TID në Durrës. Ajo u shpreh se Rama bashkë me Ballukun kanë firmosur për ta nxjerrë atë dhe shumë të tjerë nga shtëpia.

Nëna Rita: O sa të bukur jini! O zemrat e nënës. O yjet, shqiptarët janë raca më e bukur në botë. Më bëhet qejfi që rinia është këtu sot. Ju ndjek. Kur kam mundësi edhe vijë këtu. Jam nga Durrësi dhe do më marrë shtëpinë ky bastardi. Kam 10 muaj nëna që ulëras dhe nuk kam frikë. Ju dua shumë. Kam shumë për të thënë letër nuk mora. Më dalin nga zemra, më dalin nga shpirti.

Luftova 1 jetë, rrita 3 fëmijë të mrekullueshëm dhe sot në këtë moshë në vend që të qetësohem më shqetëson ky bastard. Ky bastard bashkë me Belinda Balluku kanë firmosur për të na nxjerrë jashtë. I kam thënë shtëpinë e kam bërë më gjak dhe nuk ja jap. I bëj thirrje rinisë përditë këtu. 120 mijë lekë pension kam. Kam ditët e fundit të jetës, por nuk dorëzohem. Rama në burg Berisha në burg. Sa më shpejt më mirë të zhduken se na nxijnë jetë. Ky vend i bukur i bekuar me këto njerëz të mallkuar. Rroftë Shqipëria e re, rroftë rinia.

© Panorama.al

Te lidhura