VIDEO/ Paralel me Tiranën, shqiptarët në Mynih ngrihen në protestë dhe i bashkohen thirrjeve: Rama jepe dorëheqjen!

Jun 14, 2026 | 19:00

Ndërkohë që në Tiranë vijon protesta e 15-të radhazi ku mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, paralelisht një tubim është zhvilluar edhe në Gjermani.

Shqiptarët në Mynih janë mbledhur në sheshe publike, duke iu bashkuar protestave që po mbahen në Shqipëri, me thirrje për largimin e klasës aktuale politike dhe ndryshime në qeverisje.

Gjatë tubimit në diasporë janë dëgjuar këngë dhe slogane në mbështetje të protestës, mes tyre edhe “Nuk ka si ty o Shqipëria ime!”, e kënduar njëzëri.

“Rama jepe dorëheqjen”, po ashtu është dëgjuar të thërrasin njëzëri të gjithë shqiptarët e pranishëm, një thirrje që tashmë është kthyer në refrenin e çdo proteste.

mynih

WhatsApp Image 2026-06-14 at 18.43.51 WhatsApp Image 2026-06-14 at 18.43.50

Screenshot 2026-06-14 185537

© Panorama.al

Te lidhura