Në pritje të parashikimeve të oktapodëve Iniesta dhe Iker, të cilët duhet thënë se kanë qenë të saktë në gjetjen e rezultatit të dy “El Clasico”-ve të zhvilluara deri më tani, bastvënësit shohin katalanasit si favoritët për të shkuar në finalen e Londrës. Kualifikimi i Barcelonës është kuotuar me koeficientin 1.50, ndërsa ai i Realit të Madridit me 2.50. Gjithsesi, për një përballje të tillë parashikimet kanë treguar se bien poshtë. Edhe në finalen e Kupës së Mbretit ishte Barcelona favoritja për të ngritur trofeun në “Mestaja”, por goli i Ronaldos në shtesë e riktheu trofeun në kryeqytet. Se cili do të triumfojë në sfidën e 3-të, le t’ia lëmë kohës.











