Barça, leksion Shaktarit Mançesteri mund Çelsin

Apr 7, 2011 | 13:06

Mançester Junajtid ka mundur Çelsin në fushën e këtij të fundit, ndërsa Barcelona ka shkatërruar Shaktarin e Donetskut duke siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë.Në Londër skuadra e Karlo Ançelotit mori një disfatë që mund t’i kushtojë eliminimin nga kompeticioni më i rëndësishëm evropain. Një gol i Uejn Runit në minutën e 24-t, të pjesës së parë i mjaftoi Mançesterit të Aleks Fergusonit që të dilte fitimtare në këtë përballje. Por kualifikimi nuk mund të thuhet që është ende i sigurt pasi historia e skuadrave angleze ka treguar se termat “fusha ime” dhe “transfertë” as që merren parasysh. Kështu, Çelsi i Ançelotit do të kërkojë të përmbysë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit pas dy javësh në “Old Traford”. Përsa i përket takimit të mbrëmjes së djeshme duhet thënë se një rol negativ për blutë e Londrës luajti edhe arbitri spanjoll, Alberto Undiano Malenko, i cili nuk dha dy penallti të sigurta për vendasit. Në fillim ishte Ramirez që u rrëzua në zonë nga një mbrojtës dhe më pas Torres, por në të dyja rastet arbitri vazhdoi lojën. Pa shumë histori ndeshja tjetër, në Barcelonë, teksa skuadra e Pep Guardiolës mbylli hesapet që në minutën e dytë kur shënonte me anë të Iniestës. Më pas goelada u vazhdua nga Daniel Alvesh, Pike, Keita dhe Ksavi. Ra në sy fakti që në këtë takim të Champions, si rralë ndonjëherë këtë sezon, nuk shënoi Lionel Mesi. Gjithsesi argjentinasi dha dy asist për golin e parë dhe të katërt. Për ukrainasit golin e vetëm e shënoi Rakitski, por tejet i pamjaftueshëm (teorikisht) për të eliminuar një Barcelonë, aktualisht skuadra më e mirë dhe më e fortë në botë. Kujtojmë se fituesi i çiftit Barcelona-Shaktar do luajë në gjysmëfianle me fituesin e çiftit Real Madrid-Totenham, ndërsa fituesi i çiftit Çelsi-Mançester do luajë ndaj fituesit të çiftit Inter-Shalke. Ndaj sipas parashikimeve të para pritet që në gjysmëfinale të luajnë Real Madrid-Barcelona dhe Mançester-Shalke.

Barcelona-Shakhtar 5-1

Shënues: Iniesta 2′, Daniel Alves 34′, Pike 53′, Keita 60′, Ksavi 86’/ Rakitski 59′
Barcelona: Viktor Valdes, Daniel Alves, Gerard Piké, Serxhio Buskets, Adriano (Maksuell 77′), Ksavi Hernandez, Javier Maskerano, Sejdu Keita, David Vila (Pedro Rodriguez 70′), Lionel Mesi, Andres Iniesta. Trajner: Pep Guardiola
Shakhtar: Andri Pjatov, Dario Srna, Mikola Ishçenko, Jaroslav Rakitski, Razvan Rat, Henrik Mkitarjan, Tomas Hubshman (Eduardo 83′), Daglas Kosta, Jadson (Fernandinjo 70′), Uillian (Aleks Teiksera 75′), Luiz Adriano.
Trajner: Mirçea Luçesku

Çelsi-Mançester 0-1

Shënues: Runi 24′
Çelsi: Petr Çeh, Jose Bosingva (Obi Mikel 79′), Branislav Ivanoviç, Xhon Terri, Ashli Kol, Mikael Esien, Ramires, Frenk Lampard, Juri Zhirkov (Florent Malouda 70′), Fernando Torres, Didier Drogba (Nikolas Anelka 70′). Trajner: Karlo Ançeloti
Mançester: Edvin van der Sar, Rafael da Silva (Nani 51′), Rio Ferdinand, Nemanja Vidiç, Patris Evra, Antonio Valencia, Rajan Gigs, Majkëll Kerrik, Ji-Sung Park, Uejn Runi, Javier Hernandez (Dimitar Berbatov 78′).
Trajner: Aleks Ferguson

© Panorama.al

Te lidhura