Arsenali ka lëshuar një mundësi tjetër ideale për t’iu afruar kryesuesit Mançester Junajtid. “Topçinjtë” kanë barazuar me Totenhamin 3-3, në një ndeshje mjaft dramatike, edhe pse për një moment udhëhiqnin 3-1. Golat për ekipin e Arsen Venger i shënuan Uallkot, Nasri e Van Persie, kurse ekipi i Herri Redknap realizoi me anë të Van der Vart (2) dhe Hudleston. Pas këtij barazimi, Arsenali mbetet 6 pikë prapa ekipit të Aleks Ferguson. Natyrisht, barazimi nuk i leverdisi as Totenhamit, i cili po e ndiqte pozitën e katërt, e cila i takon aktualisht Mançester Sitit. Në ndeshjen tjetër, Çelsi mundi Birmingamin 3-1 dhe kaloi në vendin e dytë në tabelë. Golat për blutë e Londrës u shënuan nga Malouda (2) e Kalou, ndërsa për udhëtuesit golin e vetëm e shënoi Larson nga penalltia. Çelsi me këtë fitore i afrohet Mançesterit me 6 pikë më pak, por natyrisht shihet si i vështirë fitimi i titullit.











