“Balluku e akuzuar për krime me vlerë 1.1 miliardë euro!”- Bardhi: Krijuan një procedurë prokurimi 60 milionë euro për të faturuar biskota dhe çokollata

Dec 22, 2025 | 21:29

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zbuluar se qeveria ka ngritur një procedurë fiktive prokurimi, e cila i ka kushtuar buxhetit të shtetit 60 milionë euro, “për të faturuar biskota dhe çokollata”.

bardhi

“Vetëm në një procedurë prokurimi që shtetit i kishte kushtuar 60 milionë euro, e kishte taksën e korrupsionit 32 milionë euro.

Kishte krijuar një kompani fiktive ku tre kompanitë që kishin marrë pjesë në procedurën e prokurimit, kishin kaluar pagesa fiktive sikur ky i kishte ofruar shërbime dhe kishte ofruar shërbime që ata krijojnë sisteme elektronike, këta kishin faturuar biskota dhe çokollata.

Ky i kishte ofruar këtyre kompanive që ndërtojnë softuerë si shërbim biskota dhe çokollata. Nuk ka ofruar asgjë, ka marrë vetë biskota dhe çokollata që në këtë rast ishin në vlerë 32 milionë euro”, deklaroi Bardhi në News 24.

Sipas Bardhit, shpërthimi i njëpasnjëshëm i skandaleve lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe përdorimin e fondeve publike. Ai përmendi konkretisht zëvendëskryeministren Belinda Balluku, për të cilën tha se është e akuzuar për 11 vepra penale, me një vlerë totale që arrin në 1.1 miliardë euro.

“Një nga arsyet se pse shpërthen skandal pas skandali, është edhe faktit që këto para që vidhen nga buxheti i shtetit, përdoren për të blerë zgjedhjet. Një nga personat që sot është e akuzuar për 11 krime, me një vlerë totale të atyre procedurave 1.1 miliardë euro është Belinda Balluku”, tha ai.

Gazmend Bardhi: Një nga arsyet se pse shpërthen skandal pas skandali, është edhe faktit që këto para që vidhen nga buxheti i shtetit, përdoren për të blerë zgjedhjet. Një nga personat që sot është e akuzuar për 11 krime, me një vlerë totale të atyre procedurave 1.1 miliardë euro është Belinda Balluku.

Unë jam dëshmi e gjallë se çfarë ka bërë Balluku me ato para në qarkun e Fierit. Pra, që PD të jetë fituese, pavarësisht se kush është drejtuesi i saj, më së pari duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, e cila fillon nga barazia e palëve. Nëse koordinatori për krimin, që ishte pika e lidhjes dhe fatmirësisht ka regjistruar dhe do keni zhvillime shumë interesante në ditët në vijim, kanë qenë pike lidhja e Edi Ramës me çunat. Çunat, kuptohet grupet kriminale më të rrezikshme në vend.

Vetëm në një procedurë prokurimi që shtetit i kishte kushtuar 60 milionë euro, e kishte taksën e korrupsionit 32 milionë euro. Kishte krijuar një kompani fiktive ku tre kompanitë që kishin marrë pjesë në procedurën e prokurimit, kishin kaluar pagesa fiktive sikur ky i kishte ofruar shërbime dhe kishte ofruar shërbime që ata krijojnë sisteme elektronike, këta kishin faturuar biskota dhe çokollata.

Ky i kishte ofruar këtyre kompanive që ndërtojnë softuerë si shërbim biskota dhe çokollata. Nuk ka ofruar asgjë, ka marrë vetë biskota dhe çokollata që në këtë rast ishin në vlerë 32 milionë euro.

© Panorama.al

Te lidhura