Bala, nostalgjik: Kthimi në Shkodër më emocionoi

Apr 21, 2011 | 11:07

Bekim Bala ka luajtur për të parën herë si kundërshtar në Shkodër. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Panorama” sulmuesi i bardhebluve është shprehur i emocionuar që rikthimi përballë tifozëve kuqeblu këtë herë erdhi si rival. “Luaja për të parën herë përballë sportdashësve të shumtë të qytetit tim. Ishte diçka që nuk e kisha provuar më parë, ndaj u emocionova. I falënderoj sportdashësit kuqeblu për mbështetjen që treguan, pavarësisht se kësaj here mbroja ngjyrat e një skuadre, që është rivalja e përjetshme e Vllaznisë. Megjithatë, si profesionist që jam, do kisha dashur të fitonte Tirana. Gjithsesi, për ne Europa tani do të kalojë vetëm nga Kupa e Shqipërisë. Pra, bateritë tona do të karikohen vetëm për këtë kompeticion”, – tha Bala.

© Panorama.al

Te lidhura