Bakaj, gol në fitoren e Dinamos

Apr 29, 2011 | 9:23

Elis Bakaj shënoi golin e dytë në fitoren 3-0 të Dinamos së Bukureshtit kundër Gloria Bistrica. Mesfushori i avancuar realizoi në minutën e 47-të, me një gjuajtje të bukur në një takim brenda zonës së rreptësisë. Ganea hapi takimin në minutën e 21-të, ndërsa Torje i mbylli llogaritë në minutën e 74-t. Për Bakajn, bëhet fjalë për golin e tij të dytë në Rumani, pas atij të shënuar kundër Unirea Urziceni (3-1), takim ku edhe fitoi një penallti e dha një asist. Lojtari i Kombëtares luajti si titullar në ndeshjen e tij të 11-të në kampionatin rumun (i 5-të si titullar), duke treguar edhe një herë se është ndër lojtarët kuqezinj më në formë. Natyrisht, kjo i bën mirë trajnerit Josip Kuzhe, për ndeshjen e radhës ndaj Bosnjës më 7 qershor (gjithnjë nëse Bosnjës do t’i hiqet pezullimi i vënë nga UEFA dhe FIFA), duke parë që Skela nuk po luan rregullisht tek Arka Gdinia në kampionatin polak të futbollit.

© Panorama.al

Te lidhura