TIRANË- Në kuadër të projektit të nisur për transportin urban në kryeqytet, kreu i bashkisë, Edi Rama, në garë për mandatine katërt ka përuruar sot autobustët e rinj që i janë shtuar dy linjave të transportit në Tiranë.
Në linjat, qendër-Tufinë dhe qendër-Laprak janë vënë në dispozicion 13 autobusë të rinj, që sipas Ramës janë pjesë e projektit të nisur për transportin me standarde, që do të kulmohet edhe me projektin për tramvajin.
“Tirana po mbulohet me transport urban cilësor. Plani ynë i transportit do të vazhdojë edhe me tramvajin, i cili është komponent i planit tonë strategjik” tha Rama. Sipas tij, këto dy linja do të kenë autobusë të rinj me me kilometrazhin “zero”.
Rama ka theksuar se rinovimi i autobusëve është në funksion të transformimit rrënjësor në transportin publik.
Në fjalën e tij me këtë rast, Rama u ndal padyshim edhe në zgjedhjet vendore. Sopas tij, më 8 maj qytetarët do të çlirojnë këshillin bashkiak duke bërë të mundur kështu edhe transformimin e linjës Kombinat-Konostudio.
© Panorama.al











