Zgjedhjet, Arvizu: Partitë të jenë të kujdesshme

Apr 14, 2011 | 11:12

TIRANË- Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë ka përsëritur edhe sot apelin drejtuar partive politike për maturi dhe kujdes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Deklarata e Arvizut, bërë gjatë një prononcimi për mediat, vjen në vazhdën e atyre të bëra edhe ditë më parë gjatë vizitave në qytete të ndyrshme të vendit, nga ku diplomati amerikan ka bërë thirrje për fushatë qytetare, pranë interesave të qytetarit dhe larg betejes së mirfilltë politike.

Arvizu ka shprehur shqetësim për situatën parazgjedhore dhe incidentet që po shoqërojnë fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore të 8 majit .

“Partitë politike duhet të tregohen të kujdesshme” ka thënë ai, duke shtuar se të dyja palët duhet të bashkëpunojnë për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 8 majit.

© Panorama.al

Te lidhura