Arsimi profesional, ja propozimet e verilindjes

Apr 15, 2011 | 11:13

Projekti “Arsimi profesional në zonën verilindore të Shqipërisë”, i cili po zbatohet me mbështetjen e fondeve gjermane, ka dalë në përfundimet e para. Dje gjatë një takimi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqyrem Tafaj, është njohur me rezultatet e implementimit të projektit në katër borde në verilindje, të cilat do të shërbejnë për të marrë rekomandime për implementimin e plotë dhe zbatimin e nenit 5 të projektligjit “Bordi i institucioneve ofruese të AFP”. Në këtë nen parashikohet krijimi i bordeve të institucioneve publike ofruese të AFP-së, përcaktohen funksionet kryesore të bordit si dhe përbërja e tij. Pas diskutimeve, ministri Myqerem Tafaj u shpreh se së bashku me Ministrinë e Punës do të ngrihet një grup pune për të hartuar udhëzimet që dalin nga ky projektligj.

© Panorama.al

Te lidhura