Arsenali e zgjidhi shpejt ndeshjen e djeshme me Blekpullin, pasi kaloi dy herë në avantazh me Diabinë dhe Ebuenë që në pjesën e parë. Golit të Tejlor-Fletçerit me rifillimin e fraksionit të dytë, i dha goditjen fatale një kundërsulm që do të përfundonte me detyrën e Van Persit për të përcjellë topin drejt rrjetës së Kingson. Sulmuesi holandez realizoi golin e 12-të këtë sezon. Vendësit kërkuan dëshpërimisht një penallti të mohuar, por fati i ndeshjes dukej i vendosur. Në ndeshjen tjetër Aston Vila fitoi 1-0 ndaj Njukastëllit falë golit të Kollins që në pjesën e parë.











