Arrestimi Veliajt dhe zgjedhjet e 11 majit, analisti: Kosto politike për PS, por nuk do të arrijë të cënojë rezultatin

Feb 10, 2025 | 22:10

Analisti Martin Leka foli sot në emisionin “Open” në News 24 për arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili u vu në pranga mesditën e sotme me urdhër të SPAK.

Screenshot_14

Leka tha se arrestimi i Veliajt do të ketë kosto për Partinë Socialiste dhe për kryeministrin Rama.

Sakaq ai theksoi se kosto e arrestimit të Veliajt nuk do të cënojë rezultatin e zgjedhjeve për PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Leka tha se PS dhe PD janë parti të ndërtuara mbi figurën e liderëve, për këtë aryse sipas tij efektet elektorale të arrestimit të Veliajt mund të jenë të kufizuara.

Leka: Arrestimi i Veliajt ka kosto politike për PS dhe për Ramën. Duhet parë në dy anë. PS dhe PD janë dy parti liderësh, ose më saktë janë partia e Ramës përkatësisht dhe partia e Berishës. Sado kosto të ketë kjo kosto nuk do arrij të krijojë një të çarë kaq të madhe në vota, pra nuk e cënon rezultatin.

Arrestimi Veliajt mund të kompaktësoj ndoshta edhe më shumë atë pjesë të elektoratit që ka qenë i fjetur me mendjen se më 11 maj ne e kemi fitoren e sigurt dhe mund të bëjë efektin e kundërt.

Vetë Rama sigurisht me ish zv kruyeminitrin dhe së fundi me atë që konsiderohej nr 2 i PS në burg është një kosto e cila se si do ta menaxhojë ai e di.

Erion Veliaj ndodhej në një mbledhje kur oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve u shfaqën sot në zyrën e tij, ku i  komunikuan urdhrin e arrestit të firmosur nga gjykatësi.

Për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, urdhri i arrestit në shtëpi nuk u ekzekutua menjëherë, pasi ajo ndodhej në Romë.

 

 

Ajola Xoxa mbërriti në mbrëmje në aeroportin e Rinasit, ku pritej nga oficerët e policisë, të cilët më pas e shoqëruan për në banesën e saj për të ekzekutuar masën “arrest në shtëpi”.

 

© Panorama.al

Te lidhura