Deputetja Monika Kryemadhi, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të cilin thotë se “e ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë”.

Kryemadhi, ka ndarë një video të shumë viteve më parë, ku Rama deklaronte se “Erion Veliaj mund të dalë në televizor sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë, në një nga ato pemë do të varet”. Ajo thotë që shakaja sado e hidhur të jetë mbetet gjysma e të vërtetës.
Kryemadhi: Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Moniken, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote
© Panorama.al











