Por sa të besueshëm janë kandidatët për Bashkinë e Tiranës në sytë e qytetarëve. Anketa e Notosondaggi në News24 tregon një projeksion të pëlqyeshmërisë që kanë zgjedhësit për figurën e katër kandidatëve që kanë shprehur ambiciet për drejtimin e kryeqytetit.
OGERTA MANASTIRLIU
Sipas Notosondaggi, të anketuarit për Orgeta Manastriliun (Deputete dhe ish-Ministre e Shëndetësisë) janë shprehur në masën e 30 për qind se kanë besim të ajo si figurë politike.
Ndërkohë që rreth 51 për qind e tyre shprehen se nuk kanë besim tek Manastirliu si kryetare e Bashkisë së Tiranës.
19 për qind janë shprehur se nuk e di dhe nuk e njoh.
FLORJAN BINAJ
Ndërkaq, për Florian Binajn si aktor, aktivist e komedian ,28 për qind e të anketuarve shprehen se kanë besim tek emri i tij si kryebashkiak i ri i Tiranës.
Ndërkaq, 50 % e tyre shprehen se nuk kanë besim tek Florjan Binaj.
Dhe 22 për qind e të anketuarve shprehen se nuk e di dhe nuk e njoh.
ARLIND QORI
Anketës së Antonio Notos për garën e Tiranës dhe emrin e Arlind Qorit, vetëm 11% e qytetarëve janë shprehur se kanë besim tek ai si kandidat.
Ndërkaq 63 % shprehen se nuk kanë besim tek Arlind Qori, kurse 26 për qind janë shprehur se nuk e dinë dhe nuk e njohin.
MARKO DAJTI
Sa kaq për emrin e Sekretarit të Partisë së Punës së Shqipërisë së Riorganizuar, Marko Dajti, vetëm 5 % e të anketuave shprehen se kanë besim tek ai si figurë.
45 % shprehen se nuk kanë besim, kurse 50 për qind shprehen se nuk e njohin fare.
© Panorama.al















