Andropauza është një prej sëmundjeve që shumë pak njihet nga meshkujt shqiptarë. E thënë me shifra, vetëm 3 për qind e tyre e njohin këtë sëmundje. Në një studim të kryer së fundmi nga Instituti i Shëndetit Publik, ka rezultuar se 97 për qind e meshkujve nuk e njohin këtë sëmundje, ndërkohë që numri i të prekurve është 10 herë më i lartë se ata që e njohin sëmundjen. Studimi “Meshkujt gjithnjë e më shumë po preken nga andropauza” njihet ndryshe si kriza e moshës së mesme. Por, ndryshe nga femrat, të cilat kanë informacion mbi menopauzën, 97 për qind e meshkujve të pyetur, nuk dinë asgjë mbi andropauzën. Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik, tregon se meshkujt nga mosha 30 vjeç kanë një ulje të testosteronit me 10 për qind në çdo dekadë.











