Karlo Ançeloti nuk ka më dyshime, ka ardhur përfundimisht koha që Çelsi të triumfojë ndaj Mançester Junajtid edhe në çerekfinalet e Champions-it, ashtu siç ka bërë në kampionat këtë sezon. “Për Milanin kundër Liverpulit ishte hakmarrje e pastër dy vjet më pas. Xhon Terri do të hyjë në fushë me një peng të madh, ashtu si shumë futbollistë të tjerë. Por ky do të jetë një motivim, sepse kësaj radhe fati do të jetë me ne. Ka ardhur momenti që Çelsi të bëjë diçka në Ligën e Kampioneve”, – tha Ançeloti në prag të ndeshjes me Mançester Junajtid.











