Amorim i qetë: Nuk do të nxitohemi me përforcimet te Junajtid

Dec 28, 2025 | 19:51

Trajneri i Man.Junaitid, Ruben Amorim, ka bërë të qartë se klubi nuk do të bëjë blerje të nxituara në merkaton dimërore. Portugezi e ka pranuar se klubi po kërkon të përforcojë skuadrën në janar, por ka theksuar se çdo transferim duhet të jetë i duhur për planin afatgjatë të klubit.

amorim

“Ne kemi hapësirë për të pasur më shumë lojtarë, por për klubin tonë është shumë e rëndësishme të kemi një plan dhe të sjellim lojtarë që i njohim mirë”, është shprehur Amorim.

Ai ka shtuar se nuk ka garanci që çdo transferim do të funksionojë, por siguria për profilin e lojtarëve është thelbësore. “Nëse nuk jemi të sigurt, është më mirë të mos sjellim askënd dhe të punojmë me lojtarët që kemi. Kjo për mua është e qartë”, ka thënë ai.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura