TIRANË- Opozita braktis Komisionin e Ekonomisë pas debateve me maxhorancën për amnistinë fiskale, projektligjin propozuar së fundi nga qeveria në mbështetje të biznesit dhe familjarëve për faljen e detyrimeve. Deputeti i PS-së, Erjon Brace ka kundërshtuar diskutimin e projektligjit për amnistinë fiskale, pasi sipas tij një gjë e tillë nuk është parashikuar në rendin e ditës e as në kalendarin e punimeve.
“Ju jeni duke shkelur rregulloren”- i ka thënë Brace kreut të komisionit, Edmond Spaho. Ndërkohë që ai i ka bërë të qartë deputetëve se e sotmja është vetëm një seancë dëgjimore për projektligjin në fjalë, përfitimet dhe kushtëzimet e tij.
Kundër diskutimit është shprehur edhe deputetja e PS-së, Mimi Kodheli, sipas të cilës projektligji ka mbërritur vetëm dje dhe deputetet nuk janë njohur. “Projektligji ka mbërritur vetëm dje, për amnistinë duhet një kalendar i vecantë”- ka thënë ajo, duke shtuar se nuk mund të ketë një nxitim të tillë, pasi flitet për miliona lekë.
Brace ka kërkuar gjithashtu kohë dhe zbatim të rendit të ditës, duke theksuars e në kushte të tilla nxitimi, duket qartë se ligji është një ligj fushate.
Pas debateve, deputetet e opozitës kanë braktisur mbledhjen e komisionit.
© Panorama.al











