Mbeshtetje dhe integrim per komunitetin rom. Ky eshte apeli i bere nga ambasadoret e SHBA dhe BE ne vendin tone, ne diten nderkombetare te romeve.
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu dhe ai i BE-se, Ettore Sequi i vune ne dukje qeverise se respektimi dhe zbatimi i të drejtave të komunitetit rom është një nga kushtet për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Deklaratat u bene gjate vizitës në qendrën e fëmijëve të komunitetit rom, ne nje ceremoni te organizuar me rastin e dites se tyre.
Sipas Arvizut, komuniteti rom në Shqipëri ndeshet me trysni. “Ne e pamë këtë trysni para disa muajsh, kur pjesëtarët e komunitetit u përzunë nga shtëpitë. Mirëpres angazhimin e qeverisë shqiptare që ta hetojë këtë ngjarje”,- tha ai.
Ndersa ambasadori Sequi i cilesoi të drejtat e komunitetit rom, pjesë thelbësore e punës së Komunitetit Europian në Tiranë dhe një nga kërkesat për integrimin e Shqipërisë në BE. “Ne duhet të sigurohemi se legjislacioni duhet të zbatohet dhe të mos mbetet formal”,- tha ai.
© Panorama.al











