Ambasadorët: Plotësoni standardet, qytetarët të vlerësojnë argumentet

Apr 18, 2011 | 13:28

VLORË- Plotësim standardesh, fushatë dhe proces i qetë dhe vlerësim i kandidatëve përmes programit, alternativave të zhvillimit dhe argumentete që ofrohen. Këtë kanë këshilluar tre ambasadorët në fjalën e tyre në Vlorë.

Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu kërkoi bashkëpunim mes klasës politike, në të mirë të zhvillimit të vendit dhe në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët shqiptarë kanë nevojë për optimizëm, ndërsa apeloi për përmbushjen e standardeve në këto zgjedhje.

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, i dyti që mori fjalën para studentëve në Vlorë, bëri thirrje për fushatë të qetë e qytetare nga ana e partive.

“Fjalët për qetësi nga partitë politike të përmbushen. Partitë të distancohen nga veprime të paligjshme. Qytetarët duhet të votojnë të lirë dhe të shprehin dhe opinionet dhe kritikat e tyre”- tha Sequi.

Në fund, ambasadori i OSBE-së, Eugen Ëollfarth vlerësoi maksimalisht rolin e qytetarëve si votues, duke theksuar se vota e lirë dhe e dretë do të jetë përgjigja më e mirë e shqiptarëve për alternativën që ata besojnë. Sipas tij, kandidatët duhet të fokusohen në problemet e qytetarëve, në alternativat e zhvillimit dhe jo të mbeten peng i qëndrimeve politike.

© Panorama.al

Te lidhura