TIRANE- Punësimi dhe rritja te fuqisë blerëse ka premtuar kandidati demokrat per bashkine e Tiranes, Lulzim Basha gjate takimit me banoret e minibashkise nr.4 ne kryeqytet.
“Unë e kam parë dhe e kam prekur dhembjen e këtij qyteti në çdo lagje. Unë e di se nuk ka problem më të madh se punësimi, mirëqenia, fuqia blerëse, prandaj unë nuk do të pranoj të tregoj me gisht asnjë fajtor tjetër, nuk do pranoj të ngrej asnjë alibi. Bashkia është përgjegjëse”- ka thene Basha.
Ai ka vendosur prioritet kryesor punësimin dhe rritjen e fuqisë blerëse, duke mundesuar hapjen e 4 mijë vendeve të reja pune vetëm nëpërmjet uljes së taksave. “Unë do ngre një fond të veçantë, si fillim deri në 20 milion euro, dhe do bëj të mundur që nëpërmjet biznesit në Tiranë të gjenerohen edhe 6 mijë vende të reja pune”- tha ai.
Basha perseriti vendosmerine per nisjen e ndertimit te Unazës së Madhe që do të qarkojë qytetin, si vepra më e rëndësishme infrastrukturore e historisë së Tiranës, që po ashtu do të jetë fronti më i madh i punës ku do të punësohen direkt mbi 5 mijë qytetarë dhe qytetare të Tiranës dhe do të rihapet cikli dinamik i punësimit në veprat publike. “Plani im për punësimin mori para dy ditësh mori edhe votën e kandidatit tjetër për kryetar të Bashkisë. Faleminderit për votën z.Rama, më mirë vonë sesa kurrë”, u shpreh Lulzim Basha para qytetarëve të zonës së “Alliasit”.
© Panorama.al











