Akuzat për p*rdhunim, reperi i njohur dënohet me 20 vite burgim!

Jun 17, 2026 | 15:21

Reperi “Mystikal”, i njohur si Michael Lawrence Tyler, është dënuar me 20 vjet burg për një rast përdhunimi të vitit 2022 në Luiziana.

mystikal

Artisti u shpall fajtor për përdhunim të shkallës së tretë, pas një deklarate fajësie që kishte paraqitur në gjykatë në mars.

Gjatë seancës dëgjimore, 55-vjeçari thuhet se deklaroi se “nëse e ka bërë, meriton dënimin maksimal”, duke iu drejtuar gjykatës, ndërsa viktima kërkoi dënimin më të ashpër të mundshëm.

Disa ditë para dënimit, mbrojtja e tij u përpoq të tërhiqte pranimin e fajësisë, duke argumentuar se ai nuk kishte pasur kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar plotësisht implikimet e marrëveshjes. Kërkesa u refuzua nga gjykata.

Sipas dosjes së çështjes, incidenti ndodhi në vitin 2022 , ku viktima u dërgua në spital me lëndime të lehta.

Mystikal është mbajtur pa lirim me kusht që nga arrestimi i tij në Qendrën Korrektuese Ascension Parish në Luiziana.

Prokurorët gjithashtu kanë vendosur të mos ndjekin akuza të tjera që u morën në konsideratë fillimisht, duke përfshirë grabitje, dhunë në familje, mbytje, burgim të paligjshëm dhe dëmtim të thjeshtë të pronës.

© Panorama.al

Te lidhura