Aktivistët lajmëruan se do mblidhen sërish te parlamenti për të ndaluar deputetët të futen në seancën plenare.
Seanca e radhës zhvillohet nesër, e enjte ora 10:00. Një prej aktivistëve i bëri thirrje policisë së shtetit të ketë kujdes dhe të mos prekë me dorë qytetarët protestues.
Protestuesi: Nesër ndalojmë sërish deputetët të hyjnë në parlamentin tonë. Dje forcat e policisë ushtruan dhunë të neveritshme. Të gjithë bashkë te Kuvendi nesër në ora 10:00. Thirrje, punonjësve dhe drejtuesve të policisë të kenë kujdes kë prekin me dorë se qytetarët shqiptarë kanë në dorë jo vetëm ti pushojnë por edhe ti çojnë në burg. Parlamenti është i joni dhe jo i atyre. Nuk përfaqësojnë interesat, diasporën tonë, sistemin tonë, aspiratat e shqiptarëve. Përfaqësojnë qeverinë e njerëzve që e kanë marrë peng. Nesër në ora 10:00 do t’i ndalojmë të futen.
© Panorama.al












