FOTOLAJM/ Protestuesit imitojnë rrëzimin e shtatores së Enver Hoxhës me fotografinë e Edi Ramës: O dorëzohu ose rrëzohu!

Jul 1, 2026 | 20:31

Një moment simbolik është shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku një prej protestuesve kishte rikrijuar skenën e rrëzimit të shtatores së ish-diktatorit Enver Hoxha, duke përdorur fotografinë e kryeministrit Edi Rama.

edi rama pankarta enver hoxha (4)

Me një pankartë me foton e Ramës, protestuesit kanë imituar veprimin historik të dhjetorit të vitit 1990, kur qytetarët rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës në sheshin “Skënderbej”.

“O dorëzohu ose rrëzohu!”, ishte mesazhi që ata kanë brohoritur njëzëri para kryeministrisë, ndërsa i riu hodhi në tokë pankartën me foton e Ramës.

edi rama pankarta enver hoxha (1) edi rama pankarta enver hoxha (2) edi rama pankarta enver hoxha (3)

© Panorama.al

Te lidhura