Një aksident ka ndodhur sot (1 korrik) në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çukas.
Një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.
Katër persona që udhëtonin në të janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas ambulancës në vendngjarje dhe policia e qarkullimit rrugor e cila po disiplinon trafikun e rënduar dhe njëkohësisht po kryen veprimet e para hetimore.
Të lënduarit në spitalin e Lushnjës sipas bluzave të bardha nuk kanë rrezik për jetën.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me barrierën anësore, e më pas ka përfunduar duke i rrotulluar disa herë dhe ka ndaluar përmbys në rrugë.
© Panorama.al



















