Agron Gjekmarkaj takim me shqiptarët e Italisë! PD thirrje emigrantëve të regjistrohen në platformën PER

Feb 17, 2025 | 13:46

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj u takua dje me shqiptarët e Casanos, Albigniano-s dhe Treviglios në Itali.

ssssssssssssssssssssss

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Alfred Lela zbardh detaje nga takimi i demokratëve dhe shqiptarët e Italisë.

“Theksuam për bashkatdhetarët nevojën e regjistrimit në platformën PER të KQZ”, shkruan Lela.

Demokrati thotë se rëndësia e Diasporës shqiptare në Itali, urë e parë mes Shqipërisë dhe Perëndimit, që nga koha e Skënderbeut, është e pamohueshme.

Postimi i plotë

Me nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj takuam të dielën shqiptarët e Casanos, Albigniano-s, Treviglios etj. në Itali.

Theksuam për bashkatdhetarët nevojën e regjistrimit në platformën PER të KQZ.

Rëndësia e Diasporës shqiptare në Itali, urë e parë mes Shqipërisë dhe Perëndimit, që nga koha e Skënderbeut, eshte e pamohueshme.

Pesha e zgjedhjeve të 11 majit dhe roli kyç i Diasporës, reflektohen edhe në programin e PD, ku një vend të veçantë zë shpopullimi dhe mundësia e kthimit të shqiptarëve në atdhe.

Në takim morën pjesë kryetari i Komunës së Casano d’Ada, Fabio Colombo dhe këshilltari komunal, Martin Gjoni.

Faleminderit per ndihmen Gasprit, Lindes, Gjinit, Martinit, Markut!
Faleminderit nga zemra të pranishmëve!

© Panorama.al

Te lidhura